Google ADS

Parashikimi i motit për sot në Shqipëri

07:37 | 27 Dhjetor 2024
E.K

Vijon territori Shqiptar nën ndikimin e masave ajrore me origjinë verilindore duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të vendit.
Më të theksuara vranësirat do të jenën në zonat Jugore dhe Juglindore.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim; të ketë shpeshtim të vranësirave në të gjithë territorin e vendit duke bërë që në skajin Jugor dhe Juglindor të gjenerojnë reshje të pakta shiu e dëbore.

Ndërkohë; do të vijojnë ngricat e theksuara në të gjithë zonën malore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 2 – 3 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -7°C vlera minimale e shënuar në qytetin e

Peshkopisë deri në 12°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Lindor – Juglindor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 4 ballë./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme