Nga një takim me simpatizantët e Partisë Demokratike në Degën 5 në Tiranë, ish-kreyministri i Shqipërisë, Sali Berisha e akuzoi qeverinë Rama se në 12 vite qeverisje e kanë zhytur vendin në varfëri, duke mbajtur në vend numëro pagat dhe pensionet.
“Ata i rrokullisën shqiptarët në honet e varfërisë, i rrokullisën ata në një varfëri ndër më të frikshmet të dominuar fund e krye nga psikologjia e hajnit, e hajdutit që mendon vetëm për plaçkën që vjedh dhe nuk mendon për viktimën, edhe këta 12 vite i ngrinë rrogat, i ngrinë pensionet. Çmimet në tregun e lirë kanë ecurinë e tyre, dhe sot pensionisti me 160 mijë lekë, nga 143 mijë që merrte në vitin 2013, blen ushqimet absolutisht me çmim 2 herë, gjer 2.5 herë më shtrenjtë seç i blinte në vitin 2013. Tani a mund të imagjinoni ju, si mund të përballojnë këta burra e gra fisnikë me 160 mijë lek pension mesatar, të përballojnë ushqimet të cilat sot kanë një çmim më shtrenjtë se në Greqi, Gjermani, Itali. Si mund të përballojë ai ilaçet, si mund të përballojë ai energjinë, ta paguajë me të njëjtin çmim që paguajnë punonjësit me rroga të larta”, tha Berisha.
Berisha u ndal edhe te pikiata e euros në kursin e këmbimit, duke thënë se është narkovaluta arsyeja pse janë dëmtuar mijëra familje shqiptare që mbyllin muajin falë remitancave.
“Ata të cilët marrin një mbështetje nga fëmijët e tyre edhe ata për shkak të narkoeuros, humbasin 40% të kursimeve të fëmijëve që ua dërgojnë në Tiranë. Sepse euro është zhvlerësuar në mënyrë të paimagjinueshme në Shqipëri. Po kështu janë familjet me rroga të ulëta. Çfarë mund të bëjë një rrogë ultë në Shqipëri me të cilën mban 1-2 fëmijë. Është gjendje alarmante”, deklaroi kreu i PD.
Sipas Berishës, midis viteve 2005-2013, kur vendi qeverisej prej Partia Demokratike, ka një studim që tregon se Shqipëria u rendit në vendin e 4-të pikërisht për shpërndarjen më të mirë të të ardhurave.
“Ishte Zvicra, një vend Afrikan, Zambia apo Kongo, dhe ishte dhe Shqipëria në grupin e 4 vendeve. Pse ndodhi kjo, si ndodhi? Dyfishuam rrogat e pensionet, ne dyfishuam rrogat dhe pensionet, dhe ndërtuam mbi 11 mijë km rrugë. Ne u faktuam shqiptarëve se ata të ardhura që kishin po ua kthenim atyre, por ua kthenim me rroga, pensione, po ua kthenim duke ndërtuar rrugë për komunitetin kudo që ishte. Sot ne që ishim në krye për rrogat dhe pensionet në vitin 2013, u rrokullisëm të fundit”, nënvizoi ai./A2cnn
Deco po planifikon t’ia rrëmbejë Real Madridit top yllin nga...
Britania e Madhe ‘pushtohet’ nga mjegulla, aeroportet anuloj...
Autobusi përplaset me kamionin në Meksikë, të paktën tetë të...
Moti në Shqipëri
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Komuna e Shtimes mban ceremoninë e vendosjes së gurthemelit ...