Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sonte se do të ketë më shumë vende që do të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Sipas tij vendet nga Afrika e Azia do të tërheqin njohjen e Kosovës.
“Do të ketë edhe vende tjera që do të tërheqin njohjen e Kosovës, vende nga kontinentet e bukura – Afrika e Azia”, u shpreh Vuçiqi në transmetuesin publik serb.
Në këtë intervistë, ai foli edhe për sanksionet e mundshme amerikane ndaj industrisë së naftës të Serbisë, që është nën pronësi të Rusisë.
Këto sanksione, ai tha se i janë konfirmuar tashmë zyrtarisht.
“Ajo që më shqetëson është vendosja e mundshme e sanksioneve. Kur them se është e mundur, sanksionet do të vendosen, sepse kjo më është konfirmuar zyrtarisht, jo jozyrtarisht. Tashmë thashë se është konfirmuar zyrtarisht, vetëm po presim momentin, do të jetë rreth 1 janarit”, tha Vuçiqi gjatë kësaj paraqitjeje në RTS./Arbresh.info/
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Komuna e Shtimes mban ceremoninë e vendosjes së gurthemelit ...
Kurti e Nagavci vënë gurthemelin për ndërtimin e çerdhes në ...
MPJD organizon edicionin e 7-të të Konferencës së Ambasadorë...
Moti sot i vranët dhe me diell
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...