Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, e ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjilanit, Armend Misini.
Gjatë këtij takimi u diskutua rreth avancimit të infrastrukturës sportive, që do të ndikonte në zhvillimin e futbollit në këtë komunë.
Një nga temat e diskutimit ishte përmirësimi i infrastrukturës së stadiumit në të cilin aktualisht janë duke u zhvilluar ndeshjet në Gjilan, e që do të krijonte kushte më të mira si për klubet, ashtu edhe për tifozët, duke pasur parasysh se projekti i rindërtimit të stadiumit të qytetit në Gjilan është ende në proces të prokurimit.
Po ashtu, Ademi e Hyseni biseduan për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy instituciomeve për ndërtimin e një fushe të re, që do të shërbente për garat e klubeve dhe shkollave të këtij regjioni.
U diskutua edhe rreth punimeve finale në mënyrë që SC Gjilani dhe FC Drita të zhvendosen në komplekset e tyre të reja sportive, të cilat tashmë janë në proces të ndërtimit.
Presidenti Agim Ademi theksoi rëndësinë e avancimit të këtyre projekteve në këtë komunë me traditë të gjatë futbolli si dhe shprehu mbështetjen e tij të plotë dhe të FFK-së për çdo iniciativë të Komunës së Gjilanit sa i përket përmirësimit të infrastrukturës së futbollit.
Këto ishin momentet më pikante nga darka e të nominuarve
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...