Veliaj përfundon dëshminë në SPAK pas rreth 5 orësh: Do jap më shumë informacione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

14:49 | 26 Dhjetor 2024
R J

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përfundon dëshminë në SPAK pas rreth 5 orësh. Veliaj iu drejtua ambienteve të Prokurorisë së Posaçme rreth orës 09.00 të mëngjesit të kësaj të enjte.

Erion Veliaj paraqitet në SPAK, për hetimin për korrupsion

Ai nuk komentoi për gazetarët, teksa linte ambientet e Prokurorisë së Posaçme, lidhur me çështjen për të cilën u pyet, por shkurtimisht tha se do të japë më shumë informacione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Prokurorët e Posaçëm po kryen hetime ndaj Veliajt për korrupsion pasiv. Hetime po zhvillohen edhe sa i takon pasurisë.

Më herët në SPAK ka dëshmuar edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa. Disa ditë më parë, agjentët e BKH sekuestruan telefonin e Xoxës.

Të ngjashme