Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar mbylljen e një institucioni tjetër paralel të Serbisë në Mitrovicën e Veriut, si pjesë e përpjekjeve për të luftuar ilegalitetin.
Sveçla theksoi se bëhet fjalë për një institucion që ka vepruar jashtëligjshëm, duke grumbulluar pagesa nga qytetarët dhe bizneset për shfrytëzimin e objekteve që pretendonin se ishin nën menaxhimin e tyre.
“Në respektim të plotë të legjislacionit tonë, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të përpjekjeve të përbashkëta në luftim të çdo ilegaliteti brenda vendit tonë, sot është mbyllur edhe një institucion paralel i Serbisë në Mitrovicë të Veriut. Sipas materialeve të siguruara nga Policia jonë, bëhet fjalë për një institucion i cili jashtëligjshëm ka grumbulluar pagesa nga qytetarët dhe bizneset e shumta për shfrytëzimin e objekteve që janë kinse nën menaxhimin e tyre. Ky keqpërdorim i realizuar nën flamujt e emblemat e Serbisë përveç që është mbyllur sot, do të hetohet deri në fund”, tha ai./Arbresh.info
Lexo edhe :
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...