Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ka mbajtur sot konferencën e fundvitit me gazetarë, ku prezantoi rezultatet ekonomike për vitin 2024 dhe parashikimet për të ardhmen.
Guvernatori bëri të ditur se ekonomia e Kosovës do të mbyllet me një rritje prej 4.3% për vitin 2024, ndërsa deri në shtator ishte shënuar një rritje prej 4.3%, raporton Arbresh.info
Sipas tij, kreditë kanë pasur një rritje të ndjeshme, duke u rritur me 15.7% krahasuar me vitin e kaluar. Në nëntor 2024, totali i kredive arriti në 5.668 miliardë euro, që përfaqëson një rritje prej 768.9 milionë eurosh krahasuar me dhjetorin e 2023.
Ndërkohë, depozitat vazhdojnë të jenë burimi kryesor i financimit të kredive. Totali i tyre në nëntor 2024 arriti në 6.586 miliardë euro, me një rritje prej 448.5 milionë eurosh ose 7.3% krahasuar me vitin e kaluar.
“Rritja e depozitave i atribuohet rritjes së normave të interesit dhe konkurrencës më të madhe midis bankave për të tërhequr depozituesit,” theksoi Ismaili.
Inflacioni mesatar për vitin 2024 ishte 1.6%, një nivel që pritet të mbetet i qëndrueshëm edhe në vitin 2025.
Përsa i përket remitancave, ato arritën në 1.1 miliardë euro deri në tetor, dhe pritet të përfundojnë vitin në 1.3 miliardë euro.
Guvernatori shtoi se liberalizimi i vizave këtë vit ka ndikuar pozitivisht në rritjen e remitancave.
Investimet e huaja direkte janë një tjetër tregues i rëndësishëm, duke arritur në 657 milionë euro në vitin 2024, me pritshmëri që ky trend të vazhdojë në vitet 2025 dhe 2026.
“Asetet e sektorit financiar, pa përfshirë BQK-në, arritën në 12.2 miliardë euro, ndërsa totali, duke përfshirë BQK-në, është 14.2 miliardë euro,” bëri të ditur Ismaili./Arbresh.info
OBSH: Izraeli synon sistemin shëndetësor në Gaza
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrav...
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QK...
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...