Të shtëna me armë zjarri në Durrës

08:18 | 26 Dhjetor 2024
R J

Policia e Durrës ka dhënë detaje në lidhje me konfliktin e ndodhur në një lokal në zonën e ish Kënetës. Sipas policisë, 29 vjeçari që ka qëlluar me armë gjahu në ajër pas konfliktit, ka qenë në gjendje të dehur.

Ai është është shoqëruar në Komisariatin e policisë për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme