“I kishte fotografitë me FaceApp, u ngula!”, Laurenti rrëfehet, banorët qeshin me lot

08:01 | 26 Dhjetor 2024
R J

Laurenti u ka treguar banorëve se si vite më parë ishte mashtruar nga fotografitë e rregulluara me fotoshop të një vajze, për të cilën u shpreh se kur doli ta takojë nuk e njohu fare.

Banorët u shkrinë së qeshuri teksa Laurenti tregonte ngjarjen interesante që i kishte ndodhur,.

“Fotografitë në Instagram i kishte full me FaceApp edhe nuk e kam ditë – hera e parë që jam ngul, e Podujevës ka qenë. Shkruanim dhe e lamë me u taku, shkova me veturë me marrë dhe ishte pranë meje, por nuk e njoha”, u shpreh Laurenti teksa banorët u shkrinë së qeshuri.

Drenusha, në anën tjetër, tregonte për një shqiptare në Suedi që mashtroi një mashkull me fotografitë e kamufluara me fotoshop.

Ndërkohë, Vullneti tregonte për një vend pune në një media në Kosovë ku kandidatët kishin vendosur edhe nofkat në vend të emrit real.

E gjithë kjo bisedë e bërë mes banorëve shkaktoi shumë të qeshura tek ta, por për të kuptuar më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.

Të ngjashme