Marcus Rashford është bërë një nga emrat më të mëdhenj në tregun e Premier League.
Futbollisti ka luajtur shumë pak dhe ka deklaruar publikisht dëshirën për të ndryshuar ambient.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, prioriteti i sulmuesit anglez është të largohet nga Anglia dhe të luajë në La Liga. Destinacioni i tij i preferuar është Barça, pasi beson se aty mund të zhvillojë më mirë futbollin e tij.
Rashford dhe Manchester United janë ndarë në mënyrë të papritur, edhe pse marrëdhënia mes tyre ka degraduar muajt e fundit.
Klubi e kritikon për performancën e dobët dhe përkushtimin e ulët, duke përfshirë edhe disa episode polemike jashtë fushës së lojës. United ka vendosur t’i hapë derën për ta liruar nga paga e tij, që është më e larta në ekip.
Trajneri i United, Ruben Amorim, nuk ka dashur të hyjë thellë në këtë çështje, por gjatë konferencës para ndeshjeve të Boxing Day ka lënë të kuptohet se rrethi i lojtarit po e këshillon keq Rashfordin dhe se detyra e tij është të nxjerrë maksimumin prej tij për sa kohë është trajneri i tij. Megjithatë, trajneri polak pranon se do të humbasë yllin e tij nëse dëshiron të bëjë një riorganizim të thellë të skuadrës.
Mediat angleze e kanë lidhur Rashfordin me transferimin në Arabinë Saudite dhe madje edhe te PSG, dy destinacione që mund të përballojnë koston e operacionit. United është i gatshëm ta shesë për më pak se 40 milionë euro, por paga e tij prej më shumë se 17 milionë euro neto është një shifër që asnjë klub në Spanjë nuk mund ta përballojë.
Barça është e informuar për situatën, por nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret drejt këtij lojtari. Klubi e kupton që Rashford ka cilësi të mëdha dhe loja e tij mund t’i përshtatet nevojave të ekipit, por transferimi i tij do të ishte i mundur vetëm nëse paga e tij ulet në gjysmën e saj, diçka që konsiderohet e pamundur.
Rashford do të duhet të vendosë nëse do të mbajë të pandryshuar pagën e tij apo ta ulë atë për t’u përshtatur në një projekt sportiv që i përshtatet ambicieve të tij.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit