Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica Xhelili, ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e Byrosë duke theksuar se ky akt nuk është rrëzuar tërësisht, por vetëm janë analizuar disa segmente që lidhen me proporcionalitetin dhe retroaktivitetin.
Sipas saj, Byroja mund të bëhej funksionale nëse do të rregulloheshin këto elemente.
“Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk e ka rrëzuar tërësisht Byronë, i ka analizuar disa segmente të kundërligjshëm që kanë të bëjnë pak më propocionalitetin dhe retroaktivitetin. Dhe në këto elemente në qoftë se do të sanohej Byroja do të bëhej. Problemi është që ne nuk e kemi një qeveri që e ka seriozisht as Byronë as Vettingun. Këta ankohen që Gjykata Kushtetues merr kohë shumë të gjatë të marrë vendime, a në rastin e KPK-së, diku tetë muaj ka marrë gjykata me kthy, e 15 muaj iu kanë dashur qeverisë me i analizuar gjetjet e Kushtetueses”, ka deklaruar Kica-Xhelili në Dukagjin.
Ajo gjithashtu ka potencuar se Qeveria nuk ka vazhduar rrugën e reformave, duke e bërë të qartë se “Partia në pushtet nuk ka dëshirë t’i përfundojë këto reforma, sepse ideja e reformës është kapja dhe reforma”.
Sipas saj, kur reforma po pengohet nga Gjykata Kushtetuese, ajo për qeverinë bëhet e parëndësishme.
“Partia në pushtet nuk ka vazhduar tutje sepse nuk dëshiron që t’i përfundojë këto reforma, sepse ideja e reformës është kapja dhe reforma, sepse kur kjo po i pamundësohet nga Kushtetuesja reforma për të po bëhet e parëndësishëm”, ka deklaruar ajo.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit