Letexier gjyqtari më i mirë i vitit sipas IFFHS

21:56 | 25 Dhjetor 2024
D.H

Si çdo herë tjetër edhe këtë vit është zgjedhur gjyqtari më i mirë në sportin e futbollit.

Pas dy vitesh radhazi si fitues, arbitri polak Szymon Marciniak u rrëzua nga froni këtë vit nga francezi François Letexier.

Pra francezi është zgjedhur më i miri nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit.

Renditja u përpilua nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), e cila ka emëruar arbitrin më të mirë çdo vit që nga viti 1987.

35-vjeçari Letexier kryesoi sondazhin me 129 pikë, duke përfunduar 43 pikë përpara sllovenit të vendit të dytë Slavko Vincic.

François Letexier (Francë) – 129 pikë

Slavko Vinčić (Slloveni) – 86 pikë

Daniele Orsato (Itali) – 74 pikë

Clément Turpin (Francë) – 47 pikë

Michael Oliver (Angli) – 42 pikë

Felix Zwayer (Gjermani) – 41 pikë

Szymon Marciniak (Poloni) – 31 pikë

Anthony Taylor (Angli) – 28 pikë

Raphael Claus (Brazil) – 25 pikë

Wilton Sampaio (Brazil) – 13 pikë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme