Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah verën e ardhshme

19:59 | 25 Dhjetor 2024
D.H

Barrcelona po përparon në bisedimet për të nënshkruar me Jonathan Tah për sezonin 2025/26.

Negociatat janë duke u zhvilluar që nga nëntori siç u zbulua tani po përparon mirë për të sjellë qendërmbrojtësin gjerman në Spanjë, ka bërë të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, shkruan Arbresh.info.

Marrëveshja nuk do të diskutohet në janar pasi ai do të qëndrojë në Bayer Leverkusen, por është lënë gjatë verës së vitit të ardhshëm pasi Tah, do të jetë futbollist i lirë.

Tah nuk do ta zgjasë kontratën me Leverkusen dhe Barça bëri një propozim të rëndësishëm teksa po e udhëheq garën para disa klubeve tjera të interesuara për lojtarin.

Hansi Flick është gjithashtu i përfshirë në bisedime me Tah, pasi ka kontakte edhe mëheret me lojtarin dhe njihen mes vete. Po ashtu sikurse trajneri blaugran edhe mbrojtësi i Leverkusenin kanë agjentin e njëjtë.

Ende nuk ka asgjë konkrete për një marrëveshje, por bisedimet po përparojnë mirë dhe Barça mbetet para e Bayernit dhe klubeve italiane tani për tani për yllin gjernan./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme