Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet nëse KQZ-ja do të vazhdojë ta shkel ligjin

19:10 | 25 Dhjetor 2024
K.B

Lista Serbe ka reaguar pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka aprovuar ankesën e kësaj partie në lidhje me moscertifikimin në KQZ për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në reagimin e tyre thuhet se KQZ-ja tash është e obliguar të veprojë sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, që t’i certifikojë ata për pjesëmarrje në zgjedhje.

“KQZ-ja është e obliguar të veprojë sipas aktgjykimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe të certifikojë Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje dhe tani mbetet të shihet nëse KQZ-ja do të vazhdojë të shkel ligjin, rregulloret dhe procedurat e veta sipas presionit të drejtpërdrejtë politik nga autoritetet në Prishtinë”, thuhet në reagimin e Listës Serbe./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi i saj

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme