2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë e Besiktasit

18:31 | 25 Dhjetor 2024
D.H

Klubi i 2 Korrikut ka njoftuar se ka përfunduar marrëveshja me akademinë e futbollit me klubin turk, Besiktas.

Pas tri viteve të bashkëpunimit, sot u njoftua për ndërprerjen mes dy palëve, përcjell Arbresh.info.

Kjo u bë e ditur nga vet klubi nga kryeqyteti Kosovar, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Reagimi i plotë i tyre, pa ndërprerje:

FC 2 Korriku nga Prishtina, përmes këtij kumtimi, i drejtohet komunitetit sportiv në Kosovë dhe jo vetëm, për të njoftuar rreth mbylljes së marrëveshjes së bashkëpunimit me akademinë e futbollit të klubit turk, Beşiktaş J.K..

Pas tri vitesh, marrëveshja ndërmjet palëve nga Kosova dhe Turqia ka përfunduar, dukë përmbyllur kështu një periudhë mjaft të vlefshme, e cila i ka shërbyer të dyja palëve, si në aspektin organizativ, ashtu edhe në atë të promovimit të vlerave brenda dhe jashtë vendit.

FC 2 Korriku vlerëson lartë punën e bërë nga homologët turkë të Beşiktaş J.K., me të cilët është arritur organizimi i turneve ndërkombëtarë, promovimi i futbollistëve nga klubi kosovar në atë turk, si dhe mundësia e trajnimeve për trajnerët kosovarë të FC 2 Korriku në akademinë e klubit turk.

Mbyllja e bashkëpunimit me klubin nga Stambolli, sigurisht se do të hapë rrugë për bashkëpunime të reja ndërkombëtare për klubin nga kryeqyteti i Kosovës, mirëpo përvoja me Beşiktaş J.K. pa dilemë se do të mbetet një vlerë e shtuar për Shkollën e Futbollit “2 Korriku”, por edhe për futbollin kosovar në përgjithësi.

Për fund, FC 2 Korriku shpreh mirënjohje dhe falënderim të thellë për të gjithë kontribuuesit në marrëveshjen e bashkëpunimit në mes FC 2 Korriku dhe Beşiktaş J.K., duke shpresuar se eksperiencat e së kaluarës do të ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhenieve të reja me gjigantët e futbollit evropianë në të ardhmen.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme