Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajtim në QKUK

18:25 | 25 Dhjetor 2024
K.B

22 persona kanë marrë trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK, si pasojë e aksidentit që ka ndodhur sot ndërmjet një veture dhe një autobusi në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.

Drejtori i Emergjencës Naser Syla për Arbresh.info ka thënë se gjendja e tyre është stabile dhe pas ekzaminimeve, të njëjtit janë liruar për në shtëpi.

“22 qytetarë kanë marrë trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK. Gjendja e tyre është stabile dhe pas ekzaminimeve, të njëjtit janë liruar për në shtëpi”, ka deklaruar Syla.

Ndryshe lajmin për aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë, Arlinda Rexhepi e cila tha se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një automjet.

“Me datë 25.12.2024 rreth orës 13:30 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë një automjet dhe një autobus, si pasojë e këtij aksidenti nga njësitë policore raportohet për 3 persona të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal njësitë kompetente policore për trajtim të rastit sipas procedurave përkatëse”, konfirmoi Rexhepi.

LEXO EDHE:

Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti në rrugën Pejë-Prishtinë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme