Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtlindje

15:05 | 25 Dhjetor 2024
Q L

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj për festën e Krishtlindjeve është kujdesur që t’i bëj dhuratën më të bukur vajzës se saj.

Ajo për këtë ditë ka vendosur që t’i bëj këngë dedikuar me fjalët e zemrës.

“E vogla ime, e madhe sa bota. Të dyja dorë për dore me një zë, me një zemër do këndojmë. Këto vepra muzikore janë pasuria më e madhe artistike që vetëm Pirro Çako mund ti krijonte” ishin fjalët e këngëtares.

Kujtojmë se Xhensila pak muaj me parë i dedikoj këngë edhe të birin me rastin e ditëlindjes./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme