Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëllimet për vendet tona vëllazërore

15:02 | 25 Dhjetor 2024
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ka shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave nga rrëzimi i aeroplanit të Azerbajxhanit në Kazakistan.

“Në emër të Shqipërisë, bashkohem me miqtë tanë të pikëlluar për të shprehur ngushëllimet e mia për vendet tona vëllazërore, Azerbajxhanin dhe Kazakistanin, dhe urimet e mia të përzemërta që paqja të mbizotërojë në të gjithë rajonin e tyre”, ka shkruar Rama në platformën X.

Ndryshe një avion pasagjerësh nga Azerbajxhani është rrëzuar sot pranë Aktau në Kazakistan, teksa në bord ndodheshin 72 persona.

Raportohet se 40 persona kanë humbur jetën./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme