Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in ka emër

13:22 | 25 Dhjetor 2024
R J

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kandidat për deputet, Daut Haradinaj, së fundmi ka reaguar lidhur me reduktimet me rrymë.

Ai ka treguar për gjendjen e mjerueshme në Ferizaj, ku dje ka pasur mungesë të rrymës në një zonë për 8 orë, përcjell Arbresh.info

Postimi i tij i plotë:

Isha mbrëmë në Ferizaj dhe po tregonin gjendjen e mjerueshme. Në mungesë të rrymës, vetëm në një zonë të qytetit ndërprerja e rrymës ishte 8 orë, nga ora 23:00 deri në 07:00 në mëngjes. Pra, trefishim i faturave dhe 1/3 e ditës pa rrymë në mes të dimrit në vitin 2024. Kjo mendësi qeverisjeje dhe ky abuzim me popullin duhet të marrë fund.

Hajnia me GEN-in ka emër!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme