Google ADS

Musliu fajëson pushtetin për tendencë të eliminimit të kontrollit parlamentar mbi qeverinë

11:38 | 25 Dhjetor 2024
E.G

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka thënë se deputetët e Vetëvendosjes e kanë dëshmuar se janë të papërgjegjshëm dhe tejet abuziv me besimin që morën nga qytetarët.

Në një konferencë për media ajo hodhi kritika ndaj ministrit, Faton Peci dhe Kryetares së Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, Fitore Pacoll, shkruan Arbresh.info.

“ E kemi ftuar sot këtë konferencë për të shprehur edhe njëherë shqetësimin tonë dhe për të ngritur edhe njëherë fuqishëm zërin tonë kundër tendencave të qeveritarëve që përmes deputetëve të shumicës, të shfuqizojnë mbikëqyrjen parlamentare si njërin nga instrumentet kryesore të demokracisë sonë.”, u shpreh ajo.

Ajo tha se përgjatë gjithë këtij mandati qeverisës, ne e kemi ngritur vazhdimisht zërin për keqqeverisjen që u instalua nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Bashkë me raportimet e mediave kemi bërë të mundur që të gjithë qytetarëte Kosovës të shohin qartë të vërtetën e keqqeverisjes dhe abuzimit  me subvencione nga ana e ministrit Peci.”, shtoi Musliu.

“Në këtë kontekst me një angazhim të vazhdueshëm kemi nxjerrë në pah tendencën kryesore të pushtetit aktual që është eliminimi i kontrollit parlamentar mbi qeverinë.”, tha mes të tjerash ajo.

Tutje ajo u shpreh se, metoda e degjenerimit të këtij instrumenti demokratik kontrollues është elementi kryesor i pushteteve diktatoriale.

“Njëra nga këta deputetë të papërgjegjshëm dhe skajshmërisht të dëmshëm për funksionimin institucional është Kryetarja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, Fitore Pacolli. Ajo servilizmin partiak dhe përfitimet familjare i vendosi mbi ligjin dhe mbi përgjegjësinë e saj si pjesë e organit më të lart në vend: Kuvendit të Republikës së Kosovës.”, tha deputetja e PDK-së.

Në cilësinë e anëtarës së Komisionit Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, Musliu theksoj që Fitore Pacolli u tregua ekstremisht e papërgjegjshme dhe abuzive për sa i përket legjislacionit në fuqi përmes së cilit sigurohet funksionimi i sistemit tonë demokratik parlamentar.

“Ju ftoj që Faton Pecit dhe të gjithë kabinetit qeveritar të Albin Kurtit, të ja pamundësoni të raportojnë nëpër komisionet tona parlamentare, por tua mundësoni që paltformat e vetme e tyre raportuese të bëhën gjykatat tona.”, tha mes të tjerash Musliu./Arbresh.info/

Të ngjashme