Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) u ka bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike.
Zëdhënësja e KESCO-s, Margarita Rashiti ka thënë se është rritur dukshëm kërkesa për energji elektrike teksa theksoi se për ngrohje në këto ditë ftohta të gjenden alternativa të tjera për ngrohje.
“Po flasim për 1500 MW/h. Rrjedhimisht, si pasojë e kësaj edhe ngrohja me energji elektrike po e bën të vetën dhe kemi mbingarkesa të tepërta në rrjetin e shpërndarjes. Është tejet e rëndësishme që gjithsecili të fillojë ta kursejë energjinë elektrike, ngrohjen ta përdorin sa më pak apo edhe të gjeni alternativa të tjera për ngrohje”, tha Rashiti.
“Është shumë me rëndësi që edhe gjatë natës të mos lihen kondicionerët hapur. Pasi edhe pas mesnatës ngarkesa është jashtëzakonisht e madhe. Përgjysmoni përdorimin e ngrohjes. Ndalini bojlerat dhe mundohuni ta kurseni maksimalisht energjinë elektrike sepse rrjeti është duke u mbingarkuar jashtëzakonisht shumë”, ka thënë ajo.
Ajo tutje tha se si pasojë e mbingarkesës ka edhe djegie të aseteve elektro energjetike në terren./Arbresh.info
Aksion për lirimin e pronave të uzurpuara në veri, policia h...
Mungesa e energjisë, Haradinaj: Kjo qeveri e territ
Hovenier: Laura dhe unë ishim të nderuar që Osmani na u bash...
Intervenim emergjent në një transformator, KOSTT: Një pjesë ...
KQZ pret afatet ligjore për certifikimin e Listës Serbe
Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 23-vjeçari në E...