Google ADS

Ndërprerja e rrymës e paralajmërimet e Kurtit, Çitaku: Qytetarët pranuan dy “dhurata” nga qeveria

10:45 | 25 Dhjetor 2024
E.H

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pas që ky i fundit të martën, përmes një konferencë për media paralajmëroi sulme të reja nga Serbia.

Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku i ka thënë Kurtit se ka ardhur në detyrë me mandat të fuqishëm për të zgjidhur probleme, jo sipas saj, për tu bërë falltor, përcjell Arbresh.info.

Postimi i plotë:

Dje në vigjile të Kërshëndellave, qytetarët e Kosovës pranuan dy “dhurata” nga qeveria.

E para, ndërprerjet e gjata të energjisë elektrike shoqëruar me faturat astronomike për qytetarët tanë, dhe e dyta, paralajmërimet apokaliptike të Kryeministrit për sulme nga Serbia.

Pra, mantra e vetme operuese e kësaj kaste udhëheqësish është mbjellja e pasigurisë, paparashikueshmërisë, dhe frikës.

Turp kryeministër. Keni ardhë në detyrë me mandat të fuqishëm për të zgjidhur probleme, jo për tu bërë falltor.

Kryeministër, detyra e juaj është t’i mbani dritat ndezur, t’i parandaloni sulmet, dhe të krijoni ambient të sigurtë. E jo të na thuani “shujë, se mundet me u ba edhe ma keq”.

Jo. Kosova mundet ma mirë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme