Morena Taraku, njihet për stilin e saj të jetesës, të rritur nga karriera e bujshme e modelingut.
Bukuroshja shqiptare ka dëshmuar disa herë që përtej pistave të sfilimit, është e zonja edhe në fusha të tjera, shkruan IndeksOnline.
Morena ka testuar veten si këngëtare, duke realizuar një mori projektesh, teksa së fundmi do ta shohim edhe në një serial turk.
Por, duket se Morena ka talent edhe artin.
Ajo është shfaqur duke pikturuar ditët e fundit, kryesisht me linja abstrakte dhe ngjyra.
Morena del të jetë një botë shumëdimensionale dhe me shumë pasione për fushat e ndryshme.