Policia e Kosovës raporton se dy gra në Ferizaj janë raportuar të zhdukura me datën 20.12.2024.
Sipas policisë, viktimat janë larguar nga shtëpia e tyre me datën e lartcekur dhe nuk dihet vendndodhja, shkruan Arbresh.info.
Rasti është duke u hetuar.
“Ferizaj / 20.12.2024-15:30. Është raportuar se dy viktima femra kosovare me datën e lartcekur janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info