Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje

08:52 | 25 Dhjetor 2024
E.H

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, zhvilloi një takim me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandr Karçenko, ku biseduan për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë si dhe për situatën aktuale në Kosovë.

Vuçiq njoftoi gjithashtu se ka marrë një kartolinë urimi për Vitin e Ri dhe Krishtlindje nga presidenti rus, Vladimir Putin, dhe shtoi se i është përgjigjur me urime për mirëqenien e qytetarëve rusë.

“Ambasadorin e informova në detaje për situatën në Kosovë,” deklaroi Vuçiq, duke nënvizuar angazhimin e Serbisë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon. Ai gjithashtu theksoi nevojën për një zgjidhje përfundimtare të çështjeve të pazgjidhura historike/A2cnn

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme