Rrëzohet një aeroplan në Kazakistan

08:46 | 25 Dhjetor 2024
R J

Një aeroplan i “Azerbaijan Airlines” është rrëzuar në Kazakistan.

Aksidenti ndodhi në afërsi të aeroportit Aktau.

Sipas BBC-së, në aeroplan ishin 67 pasagjerë.

Para se të ndodhte përplasja, nga ekuipazhi u kërkua ndihmë përmes sinjalit, teksa aeroplani bëri disa rrathë mbi aeroport.

Akoma nuk dihet nëse ka të vdekur.

Të ngjashme