Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona

23:36 | 24 Dhjetor 2024
E.H

Një shpërthim ka ndodhur sot rreth orës 23;00 në një lokal në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë.

Si pasoj e këtij shpërthimi kanë pësuar lëndime dy persona.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila shtoi se shpërthimi dyshohet se ka ardhur nga një bombol e gazit.

“Rreth orës 23:00 në një lokal në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë, ka ndodhur një shpërthim Zyrtarët policor kanë reaguar menjëherë pasi ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes. Bazuar në nformacionet e para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi. Deri tani bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është në vendngjarje dhe po merret me trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, tha Ahmeti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme