Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në pritjen e organizuar për nder të festës së Krishtlindjes.
Krishtlindja është festë e paqes dhe e dashurisë, tha kryeministri në fillim të fjalës së tij.
“Bija e popullit tonë Shën Nënë Tereza, ishte ajo që e rrezatoi mësimin edhe në ditët më të pashpresa, e që me veprat e saj na ftoi në dashurinë, përgjegjësinë, kujdes e përpikëri ndaj njëri-tjetrit duke na thënë se Krishtlindje nuk është vetëm një datë. Është Krishtlindje çdo herë kur i buzëqesh vëllait dhe e merr për dore. Është Krishtlindje çdoherë kur nuk i pranon ato parime që i robërojnë të ndrydhurit në skaje të shoqërisë.
Është Krishtlindje çdo herë që shpreson në ata që nuk kanë shpresë në aftësi fizike dhe shpirtërore”, u shreh kryeministri, njofton Zyra e Kryeministrit me anë të një komunikate për media, shkruan Arbresh.info
Krishtlindja është edhe mirënjohje edhe falënderim, vijoi më tej ai, teksa bëri thirrje që ta përdorim këtë festë për të reflektuar mirënjohje dhe për të bashkëbiseduar me falënderim për atë që kemi te njëri tjetri, e të vazhdojmë të kujdesemi për njëri tjetrin gjatë vitit që vjen dhe të qëndrojmë pranë njëri tjetrit në momentet e vështira.
Për shumë mot Krishtlindja dhe gëzuar Vitin e Ri, ishte urimi kryeministrit Kurti në fund të fjalës së tij.
Fjala e kryeministrit Kurti:
E nderuara zonja Vjosa Osmani-Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës,
I nderuari imzot Dodë Gjergji, Ipeshk i Ipeshkvisë së Kosovës,
I nderuari myftiu Naim Tërnava, udhëheqës i Bashkësisë Islame të Kosovës,
E nderuara zëvendëskryeministre, ministra e zëvendësministra, kryetarë të partive politike, e kryetarë të komunave,
Zonja dhe zotërinj,
Të nderuar famulltarë, e priftërinj, motra të nderit e besimtarë të tjerë,
Të nderuar të pranishëm,
Krishtlindja është festë e paqes dhe e dashurisë.
Njeriu është i paraprirë për shpresën e së nesërmes, dritën që lind çdo ditë, gëzimin e së resë, dashurinë dhuruese ndaj botës.
Krishtlindja na i sjell këto përmes lajmit të gëzueshëm: të lindjes së Jezusit, dritës së botës, shpresës së njerëzimit.
Premtimi i Jezusit të mbushë me shpresë veçanërisht në kohë të vështira. Bija e popullit tonë Shën Nënë Tereza, ishte ajo që e rrezatoi mësimin edhe në ditët më të pashpresa, e që me veprat e saj na ftoi në dashurinë, përgjegjësinë, kujdes e përpikëri ndaj njëri-tjetrit duke na thënë se Krishtlindje nuk është vetëm një datë. Është Krishtlindje çdo herë kur i buzëqesh vëllait dhe e merr për dore. Është Krishtlindje çdoherë kur nuk i pranon ato parime që i robërojnë të ndrydhurit në skaje të shoqërisë.
Është Krishtlindje çdo herë që shpreson në ata që nuk kanë shpresë në aftësi fizike dhe shpirtërore.
Andaj uroj që Krishtlindja të na rikujtojë edhe kur të harrojmë se kujdesi dhe dashuria nuk duhet të jenë vetëm një ditë, por në përgjithësi ndaj secilit qytetarë që të jetojë me dinjitet.
Krishtlindja është edhe mirënjohje edhe falënderim.
Le ta përdorim këtë festë të Krishtlindjes për të reflektuar mirënjohje dhe për të bashkëbiseduar me falënderim për atë që kemi te njëri tjetri.
Le të vazhdojmë të kujdesemi për njëri tjetrin gjatë vitit që vjen dhe të qëndrojmë pranë njëri tjetrit në momentet e vështira.
Për shumë mot Krishtlindja dhe gëzuar Vitin e Ri!
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...