Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se vendimi i KQZ-së për mos certifikimin e Listës Serbe nuk mund të konsiderohet si vendim për konsum ditor.
Ai tha se nuk duhet të lejohet të krijohen emërtime e formulime të tilla që kontestojnë shtetësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.
“Aq më tepër kur dihet që ata janë të involvuar në veprime terroriste dhe të pjesë së sulmeve në këto dy vitet e fundit në veri. Kjo nuk mund të tolerohet edhe të vazhdohet edhe më tutje duke tentuar të përligjet, kontestohet shtetësia e pjesa zyrtare e emërimit, Republika e Kosovës”, tha Peci në RTK.
Ai tha se mekanizmat kushtetues, siç është KQZ-ja funksionojmë mbi bazën e legjislacionit e kushtetutës dhe çdo subjekt politik që synon garën zgjedhore duhet të plotësojë kuadrin ligjor.
“Nuk mund të ketë aspekt të diskriminimit pozitiv në rrethana të tilla për shkak që çdo iniciativë apo çdo subjekt politik duhet t’i nënshtrohet pjesës së kompletimit të pakos së ligjeve e kritereve që duhet plotësuar. Përderisa eksitojnë edhe mekanizma të tjerë të ankimimit sigurisht që ata e shfrytëzojnë të drejtën derisa të ezaurohet çdo mundësi ligjore e kushtetuese. Unë nuk i di të gjitha specifikat e brendshme se si kanë ardhur deri tek një vendim i tillë, por në anën tjetër të gjithë duhet përfundimisht të jenë të vetëdijshëm që funksionimi i shtetit ligjor dhe e drejta kushtetuese e ligjore duhet të funksionojë për të gjithë pa përjashtim”, tha ai.
Peci tha se nuk mund që njëkohësisht të jesh pjesë e institucioneve të Kosovës edhe njëkohësisht të punohet në baza ditore për të minuar shtetësinë e Kosovës.
“Mbrojë idenë dhe qëndrimin që çdo tentativë e kontestimit të ligjshmërinë e kushtetutshmërinë e Kosovës duhet të marr përgjigjen e merituar nga të gjitha instancat e Republikës, pa përjashtim”, tha Peci.
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...
Kica-Xhelili: Qeveria po pengon reformën për Byronë, sepse k...