Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar të gjithë besimtarët katolik me rastin e festës së Krishtlindjeve.
Krasniqi ka përcjell urimet më të përzemërta për një Krishtlindje të bekuar, duke uruar që shtëpitë e gjithsecilit të mbushen me gëzim, zemrat me paqe dhe ëndrrat me shpresë e besim.
“Në prag të festës së Krishtlindjes, pata kënaqësinë të kaloj kohë në sheshin e kryeqytetit me dy nga kandidatët tanë për deputetë, Bernard Nikaj dhe Kristina Bytyqi. Së bashku, shënuam këtë festë duke përqafuar frymën e unitetit, dashurisë dhe shpresës për një të ardhme më të mirë. Për të gjithë qytetarët tanë të besimit të krishterë, ju përcjell urimet më të përzemërta për një Krishtlindje të bekuar. Uroj që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, zemrat me paqe dhe ëndrrat me shpresë e besim. Teksa mblidheni me familjen dhe miqtë, le të kujtojmë vlerat që na bashkojnë si shoqëri – respektin për njëri-tjetrin, solidaritetin dhe angazhimin e përbashkët për një Kosovë më të mirë”, shkroi Krasniqi në Facebook./Arbresh.info/
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor