Nesër luhet takimi i mbetur mes Borës dhe Sigal Prishtinës

20:08 | 24 Dhjetor 2024
D.H

Ndeshja e xhiros së nëntë mes Borës dhe Sigal Prishtinës që ishte shtyrë do të luhet këtë mesjavë.

Kjo sfidë e vlefshme për Superligën e Kosovës në basketboll do të luhet nesër me fillim nga ora 19:00, shkruan Arbresh.info.

Takimi do të luhet në palestrën sportive “1 Tetori”, në Prishtinë.

Prishtina pas 12 ndeshjeve ka bilanc prej gjashtë fitoreve dhe po aq humbjeve, teksa kërkon fitoren e shtatë këtë edicion në derbin e kryeqyteti.

Kurse, Bora ka tri fitore e nëntë disfata.

Ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi 96 – 82 në të mirë të Sigal Prishtinës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme