Google ADS

ShKShMK u bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në aktivitetet malore

19:41 | 24 Dhjetor 2024
E.H

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka bërë thirrje që të kenë kujdes qytetarët gjatë ditëve në vazhdim në planifikimin e aktiviteteve malore.

Apelimi i ShKShMK-së vjen për shkak se ditët e fundit rajoni është nën ndikimin e stuhive të borës e të përcjellura me erëra të forta në viset malore, përcjell Arbresh.info.

Postimi i plotë:

Apelojmë të keni kujdes gjatë ditëve në vazhdim duke planifikuar me kujdes aktivitetet e juaja malore!

Ditët e fundit rajoni ynë është nën ndikimin e stuhive të borës e të përcjellura me erëra të forta në viset malore.

Duke u bazuar në gjendjen aktuale të shtresimeve të borës dhe ndryshimeve morfologjike që kanë ndodhur dhe po zhvillohen gjatë ditës së sotme dhe pritshmërisë për ditët në vazhdim apelojmë për kujdes të shtuar.

Faqet malore me orientime gjeografike veri, veri-lindje, veri-perëndim për momentin janë drejtime që janë ndikuar më shumë dhe nuk kanë arritur tranzicion të duhur për stabilizimin e shtresave të borës, por edhe drejtimet e tjera gjeografike mund të paraqesin probleme të ngjajshme.

Strehat e borës janë formuar në kreshtat tek të gjitha masivet malore me lartësi mbidetare, evitoni lëvizjen mbi dhe afër tyre.

•Evitoni aktivitetet tuaja në faqe të pjerrëta malore mbi 30°~50°
•Planifikoni itinerarin tuaj në terrene të paekspozuara ndaj rrezikut.
•Lëvizni në itinerare pa kurthe të terrenit.
•Gjatë skijimit kujdes nga gropat rreth drunjëve dhe shkëmbinjëve.
•Mos praktikoni aktivitete të vetmuar
•Posedoni veshmbathje adekuate.
•Mos praktikoni aktivitete pa pajisje të sigurisë.
•Posedoni të gjitha pajisjet e ortekut; transmetuesin, sondën, lopatën.
•Lajmëroni itinerarin e aktivitetit tuaj tek një i afërm i juaj.
•Posedoni pajisje orientimi
•Karikoni telefonin tuaj, dhe ruajeni nga të ftohtit për përdorim në rast urgjence.

Për çdo urgjencë kontaktoni në numrat:
112
080080008
+38349840228

Të ngjashme