Google ADS

Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq

18:06 | 24 Dhjetor 2024
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq, që konsiderohet si kreu i grupit që e ka kryer sulmin në Banjskë të shtatorit të vitit të kaluar, i ka edhe dy njerëz të cilët punojnë për të dhe po kryejnë sulme në veri.

Kështu tha Kurti sot gjatë një konferencë për media.

“Gradualisht është përshkallëzuar situata në katër komunat në veri përmes grupeve të vogla të lidhura me Milan Radoiçiq. Bazuar në informacionet që posedojnë institucionet e sigurisë në Kosovë, Radoiçiq ka caktuar dy persona, të afër të tij për të realizuar sulme në veri përmes grupeve të tyre, të cilët kanë marrë pjesë edhe në sulmin terrorist në Banjskë, dhe strehohen në Serbi”, tha Kurti

“E këta dy persona janë Nemanja Radivojeviq i njohur si ‘Gandi’ dhe Vlladimir Radivojeviq i njohur si ‘Mami”, ka thënë Kurti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme