Pas përurimit të rrugës Zhur-Brod me gjatësi 42 kilometra, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, dhe zëvendësministrat Hysen Durmishi dhe Jeton Raka, bënë përurimin e rrugës Prizren-Prevallë në Komunën e Prizrenit.
Sipas njoftimit, me një gjatësi prej 26 kilometra dhe e përbërë nga dy llote, ndërtimi i kësaj rruge ka kushtuar 15.7 milionë euro.
Ajo mundëson qarkullim më të lehtë dhe më të shpejtë të mallrave dhe të njerëzve dhe po ashtu do t’i shërbejë zhvillimit të turizmit në këtë zonë që shquhet për bukuri natyrore.
Me rastin e përurimit, Kurti potencoi se është pritur gjatë për finalizimin e kësaj rruge dhe se ajo tash ofron një mundësi të mirë për turizmin, zhvillimin e ekonomisë dhe për jetë më të mirë të banorëve.
Ai falënderoi punëtorët dhe operatorët ekonomikë për punën e tyre, teksa uroi të gjithë qytetarët e rajonit të Prizrenit për rrugën e re, si dhe bëri thirrje për turistët që t’i vizitojnë sa më shumë këto anë të bukura të vendit tonë.
Ministri Aliu theksoi gjithashtu rëndësinë ekonomike dhe të zhvillimit të turizmit që kjo rrugë ka, duke e bërë më të qasshëm Parkun Nacional të Sharrit, respektivisht të zonës ku turizmi malor dimëror dhe veror është gjithnjë e më shumë në zhvillim.
Ndërkaq, Durmishi përmendi se sot përuruam 42 kilometra të rrugës Zhur-Brod, 26 kilometra të rrugës Prizren-Prevallë, kurse para dy vjetëve kemi përuruar rrugën nga Gërlica deri në qendrën e skijimit në Prevallë me gjatësi prej 35 kilometra.
Pra, shtoi më tej ai, vetëm në këtë zonë është investuar në mbi 100 kilometra rrugë, të cilat do ta zhvillojnë zonën dhe do të jenë të rëndësishme për të gjithë qytetarët që jetojnë e që banojnë në këto zona, por edhe për turistët që duan ta vizitojnë këtë pjesë të vendit tonë.
Përveç kryeministrit, ministrit dhe zëvendësministrave, në këtë përurim, të pranishëm ishin edhe dy deputetë të Kuvendit të Republikës, nga rajoni i Prizrenit, Artan Abrashi dhe Arbër Rexhaj./Arbresh.info/
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...
Slot ka dhënë një mesazh të fortë për futbollistët e tij në ...
Mbappe: Askush në Real Madrid nuk do të pendohet kurrë për n...
“Dorëzoni armët, ose do groposeni me to”, Erdogan paralajmër...
Fitimi i pakënaqur me Sarën për mungesën e dhuratës për fest...
Tahiri: Qytetarët përballen me vështirësi ekstreme për ngroh...