Google ADS

Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim

14:58 | 24 Dhjetor 2024
A Z

Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në lidhje me vendimin e KQZ-së që të mos e certifikojë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një përgjigje për Klankosova, PZAP-ja tha se paneli do të vendosë brenda afateve të parapara në lidhje me ankesën.

“Është dorëzuar një ankesë nga Lista Serbe. Tani, paneli vendosë brenda afateve të parapara ligjore”, tha PZAP.

Dje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të mos e certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në mbledhjen e mbajtur dje të KQZ-së, pro certifikimit të Listës Serbe ishte kryetari Kreshnik Radoniqi, kurse kundër ishin dy anëtarët e VV-së ndërsa ata të partive tjera nuk morën pjesë në votim.

Nuk u certifikua nga KQZ: Lista Serbe do të ankohet në PZAP

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme