Ukraina mori një miliard dollarë nga Britania e Madhe dhe Japonia dhe kësti u bë nën garancitë e qeverive të këtyre vendeve në kuadër të programit DPL të Bankës Botërore, njoftoi kryeministri i Ukrainës Denis Shmyhal. “Fondet e mbledhura do të përdoren për të forcuar ekonominë tonë dhe për të financuar shpenzimet prioritare në sferën sociale dhe humanitare”, tha Schmihal në një postim në Telegram.
Ai falënderoi Bankën Botërore, qeveritë e Japonisë dhe Britanisë së Madhe për mbështetjen e fuqishme ndaj Ukrainës dhe kontributin e tyre në forcimin e stabilitetit të Ukrainës. Schmihal tha gjithashtu se vitin e ardhshëm Ukraina pritet të marrë rreth 38 miliardë euro fonde të huaja për të mbuluar shpenzimet më të rëndësishme buxhetore joushtarake, si dhe fonde nga asetet e ngrira ruse.
Departamenti i Thesarit i SHBA-së njoftoi në fillim të këtij muaji se po jepte një hua prej 20 miliardë dollarësh për Ukrainën nën iniciativën e G7, nga një total prej 50 miliardë dollarësh të lidhur me asetet e ngrira ruse./abcnews.al
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...
Slot ka dhënë një mesazh të fortë për futbollistët e tij në ...
Mbappe: Askush në Real Madrid nuk do të pendohet kurrë për n...
“Dorëzoni armët, ose do groposeni me to”, Erdogan paralajmër...
Fitimi i pakënaqur me Sarën për mungesën e dhuratës për fest...
Tahiri: Qytetarët përballen me vështirësi ekstreme për ngroh...