Kandidati për Kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza ka publikuar programin e tij të plotë qeverisës.
Në një postim të bërë në Facebook, Hamza ka thënë se programi i tij nuk është thjesht një program por angazhim për çdo qytetar, që sipas tij askush nuk përjashtohet, shkruan Arbresh.info.
Ai shkruan se tashmë është koha për një qeveri që dëgjon, punon dhe sjell rezultate.
“Kosovën do ta bëjmë ma të mirë me punë të përbashkët dhe me votën tuaj më 9 shkurt. Programi im zgjedhor nuk është thjesht një plan, por është një angazhim për çdo qytetar, ku askush nuk përjashtohet dhe askush nuk harrohet. Është koha për një qeveri që dëgjon, punon dhe sjell rezultate. Për të gjithë, pa dallim”, ka shkruar Hamza./Arbresh.info/
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...