Disa persona kanë raportuar se erërat e forta që goditën Pejën kanë shkaktuar dëme të mëdha, duke rrëzuar panelet diellore të një hoteli.
Si pasojë, një person ka pësuar dëme në kulmin e shtëpisë së tij, ndërsa tjetri ka pasur dëmtime në veturën private.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është ende nën hetime.
“Rr. UÇK-së, Pejë 20-21.12.2024-NN. Ankuesit meshkuj kosovarë, kanë raportuar se nga erërat e forta ishin rrëzuar panelet diellore të një hoteli, ku njërit ankues ia kanë dëmtuar kulmin e shtëpisë, ndërsa tjetrit ia kanë dëmtuar veturën e tij private. Rasti nën hetime”, thuhet në raport./Arbresh.info
Aksidentoi për vdekje 39-vjeçarin në Durrës, arrestohet pas ...
Për Krishtlindje, Hoxhaj vizitoi familjen e dëshmorit Leonar...
Haradinaj uron të gjithë bashkatdhetarët për festat e fundvi...
Rama ndan foton e veçantë: Krishtlindja këtë vit nisi me një...
Komandanti i KFOR-it: Paqja e qëndrueshme mes Kosovës dhe Se...
Protestat e shqiptarëve në Luginë, Nevzad Lutfiu intervistoh...