Një e mitur është arrestuar të hënën në Pejë, pasi dyshohet se ka tentuar të sulmonte me thikë një tjetër të mitur.
Policia përmes raportit 24-orësh se mjeti i mprehtë është sekuestruar, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.
Rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje dhe sulm”.
“Pejë 23.12.2024-10:10. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e mitur, pasi që e njëjta kishte tentuar të sulmonte fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) viktimën femër kosovare e mitur. Mjeti i mprehtë është sekuestruar, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Arbreh.info
Protestat e shqiptarëve në Luginë, Nevzad Lutfiu intervistoh...
Zyra e BE-së në Kosovë uron Krishtlindjet: Qofshin zemrat tu...
Ky është banori nga Prishtina që hyri mbrëmë në BBVA, shkakt...
Vdes snowboardistja zvicerane, u zu nga orteku
Liverpooli ka refuzuar ofertën e lartë të Barcelonës për Dar...
Musliu fajëson pushtetin për tendencë të eliminimit të kontr...