Policia apelon për kujdes të shtuar për shoferët për shkak të reshjeve të borës dhe ngricave

08:35 | 24 Dhjetor 2024
E.K

Në kuadër të kushteve të këqija atmosferike, Policia e Kosovës ka lëshuar një apel urgjent për shoferët, duke i këshilluar ata që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit për shkak të reshjeve të borës dhe ngricave që kanë mbuluar rrugët.

Në një postim në Facebook, policia thekson se rrugët janë të mbuluara me borë dhe që mund të kenë edhe ngrica.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në postim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme