Pas 12 vitesh ndërtim dhe 17 vitesh planifikim, qyteti më i madh i Vietnamit, Ho Chi Minh, inauguroi linjën e tij të parë të metrosë, Metro Line 1, të dielën. Sipas agjencisë shtetërore Viet Nam News, qindra qytetarë u rreshtuan për të qenë ndër pasagjerët e parë që përdorën këtë mjet të ri transporti publik.
Linja, e cila përfshin 14 stacione – tre nëntokësore dhe 11 mbi tokë – shtrihet nga tregu Ben Thanh në qendër të qytetit deri te parku Soui Tien në kufirin veriperëndimor të qytetit. Metroja pritet të ndihmojë në uljen e trafikut në këtë qytet të mbipopulluar, që ka rreth 9 milionë banorë.
Hapja e linjës u vonua për shkak të pandemisë Covid-19 dhe kufizimeve financiare. Në ceremoninë e inaugurimit, zyrtari i qytetit, Bui Xuan Cuong, e quajti këtë një moment historik për transportin publik të qytetit.
Biletat do të jenë falas për muajin e parë, ndërsa pas kësaj periudhe, çmimet do të variojnë nga 7000 deri në 20000 dong (27 deri në 79 cent), në varësi të distancës. Të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara do të udhëtojnë falas, ndërsa studentët dhe përdoruesit e aplikacioneve të pagesave elektronike do të përfitojnë ulje çmimi.
Metroja do të funksionojë çdo ditë nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 10 të mbrëmjes dhe do të lidhet me autobusë elektrikë të rinj.
Ndërkohë, Japonia investoi 1.72 miliardë dollarë në këtë projekt, por sistemi metro i mbështetur nga Kina në Hanoi arriti të hapet i pari, në vitin 2021. Vietnam planifikon gjithashtu ndërtimin e linjave të tjera metroje dhe trenash me shpejtësi të lartë që lidhin Hanoi me Ho Chi Minh City dhe me Kinën./A2cnn
Hoti uron Krishtlindjet: Le të sjellë kjo festë dashuri në j...
Nesër luhet takimi i mbetur mes Borës dhe Sigal Prishtinës
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave n...
Komandanti i FSK-së uron Krishtlindjen: Të vazhdojmë të puno...
Haradinaj uron Krishtlindjet katolike
Ish-presidenti Bill Clinton del nga spitali