Plagoset me armë zjarri 24-vjeçari në Shkodër, autori në arrati

22:39 | 23 Dhjetor 2024
E.H

Një i ri është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Skenderbeg, përballë spitalit.

Dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti banal mes dy të rinjve dhe pasi janë përplasur me njëri tjetrin, autori ka nxjerrë armën duke e qëlluar në këmbë Arsen Beqirin.

Ky i fundit është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore teksa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.

“Rreth orës 21:55, shtetasi E. Sh., 22 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin A. B., 24 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, sipas njoftimit të policisë./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme