Protesta e opozitës në Tiranë, 30 persona shoqërohen në polici

22:28 | 23 Dhjetor 2024
E.H

Ka shkuar në 30 numri i personave të shoqëruar në komisariate pas protestës së opozitës në Tiranë. Mësohet se 16 persona janë shoqëruar vetëm te komisariati Numër 6.

Kujtojmë se protesta e PD e zhvilluar këtë të hënë në Tiranë në pesë akse kryesore të qytetit, u shoqërua nga tensionet. Opozita vendosi që të bllokojë për tre orë aksin rrugor përpara Bashkisë së Tiranës, Rrugën e Elbasanit, Sheshin Uilson, Zogun e Zi dhe Pallatin me Shigjeta.

Policia tentoi që të largojë nga rrugët protestuesit, ndërsa paralajmëroi më herët se bllokimi i akseve rrugore është vepër penale./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme