Google ADS

Drejtuesi i Milanit flet për shkarkimin e Maldinit: Duhej ta bënim për të realizuar vizionin tonë

22:13 | 23 Dhjetor 2024
D.H

Giorgio Furlani ka dhënë një intervistë për “Harvard Bussines School”, ku ka shpjeguar vizionin që ‘RedBird’ ka për Milanin.

Shefi ekzekutiv i kuqezinjve ka sqaruar edhe çështjen e shkarkimit nga detyra të Paolo Maldinit, përcjell Arbresh.info.

Largimi i këtij të fundit shkaktoi debate në opinionin sportiv, pasi përpos faktit se kemi të bëjmë me një legjendë të Milanit,

Maldini ndihmoi klubin të fitonte titullin kampion në Serinë A dhe të mbërrinte në gjymsëfinale të Champions Leagues.

Furlani ka thënë së fundmi se vendimi për largimin e ish-mbrojtësit të njohur italian nga roli i drejtorit teknik ishte një vendim historik, por i domosdoshëm për vizionin e pronarëve të rinj të klubit.

“Shkarkimi i Maldinit? Ishte një vendim historik për shkak të asaj se çfarë do të thotë ai për klubin dhe për autoritetin e tij. Por nëse donim që të realizonim vizionin e Kardinales, na duhej që të ndryshonim dhe të ecnim përpara. Me ‘RedBird’-in kemi qasje në një grup më të madh kompanish se sa nën menaxhimin ‘Elliot’. ‘RedBird’-i është më tepër i përqendruar në rritjen komerçiale” ka deklaruar Giorgio Furlani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme