Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut, ka paraqitur kallëzim penal kundër një të dyshuari me iniciale Lj.B nga qyteti i Shkupit, për kryerjen e veprës penale “pjesëmarrje në ushtri të huaj, polici, formacione paramilitare apo parapolicore.”
Sipas MPB-së, nga shtatori i vitit 2023, i pandehuri Lj.B së bashku me një të denoncuar me iniciale T.Sh, tani i ndjerë, aplikuan për një konkurs të hapur për pjesëmarrje në ushtrinë ruse përmes aplikacionit ‘Telegram’, ku ofrohej pagë mujore prej 3.000 eurosh.
“Pasi kanë marrë vizë për udhëtim, të dy kanë shkuar në Rusi, dhe më 23 shtator 2024 kanë nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës Popullore të Donjeckut për shërbim në njësitë e tyre ushtarake, paramilitare dhe parapolicore, dhe kështu kanë marrë pjesë në konfliktin ushtarak midis Federatës Ruse dhe Ukrainës,” thuhet në njoftimin e MPB-së, duke iu referuar asaj që Rusia e konsideron si republikë të Donjeckut, por e cila nuk njihet prej asnjë shteti në botë.
Gjatë një aksioni policor, më 9 dhjetor të këtij viti, është kryer një bastisje në shtëpinë e të pandehurit Lj.B, ku janë gjetur dhe konfiskuar kompjuterë, telefona celularë, veshje taktike, dokumente në gjuhën ruse në emrin e tij, si dhe sende të tjera të dyshimta.
Për shkak të këtyre provave, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e arrestit shtëpiak për një periudhë prej 30 ditësh.
Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta në lidhje me numrin e qytetarëve nga Maqedonia e Veriut që mund të jenë duke luftuar krah ushtarëve rusë, ky nuk është rasti i parë.
Më 5 tetor të të njëjtit vit, edhe një tjetër shtetas maqedonas me inicialet J.K kishte udhëtuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, përmes Beogradit, në drejtim të Moskës, për t’u bashkuar ushtrisë ruse. Megjithatë, gjashtë ditë më vonë, ai ishte kthyer përsëri në vend, dhe është intervistuar nga zyrtarët policorë.
Sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, pjesëmarrja e shtetasve maqedonas në luftë për ushtri të huaja, konsiderohet vepër penale dhe është e dënueshme prej katër deri në gjashtë vjet burgim.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
Haaland totalisht jashtë forme, Guardiola i del në mbrojtje ...
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbush...
Hoti uron Krishtlindjet: Le të sjellë kjo festë dashuri në j...
Nesër luhet takimi i mbetur mes Borës dhe Sigal Prishtinës
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave n...
Komandanti i FSK-së uron Krishtlindjen: Të vazhdojmë të puno...