Atletico Madrid ka vazhduar formën e mirë në muajin dhjetor dhe falë rezultateve pozitive do të shkojë në pushimet e fundvitit si liderë në La Liga.
Tri ndeshje të luajtura gjatë këtij muaji po aq fitore për Diego Simeonen dhe futbollistët e tij, shkruan Arbresh.info.
Falë paraqitjes pozitive dhe këtyre fitoreve, trajneri argjentinas ka fituar çmimin trajneri më i mirë i muajit në La Liga.
🚨🔴⚪️ La Liga’s Coach of the Month for December: Diego Pablo Simeone. 🇦🇷 pic.twitter.com/EQREF18Ia3
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 23, 2024
Atletico ka mposhtur Getafen, Sevillan dhe Barcelonënë këtë muaj, duke arritur në kuotën e 41 pikëve dhe mban pozitën e parë.
Një pikë më pak ka Reali që është i dyti kurse Barcelona mbetet e treta me 38 sosh dhe një ndeshje më shumë të luajtur.
Madrilenët jo vetëm në La Liga por janë në formë të jashtëzakonshme edhe në kompeticionet tjera ku nuk njohin për humbje tash e 12 ndeshje./Arbresh.info
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...