Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në protestën e opozitës

19:22 | 23 Dhjetor 2024
E.H

Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, i ka rënë të fikët pas përplasjes me policinë te “Pallati me shigjeta”.

Siç mëson A2cnn, ai u përmend pas ndihmës së dhënë nga qytetarët.

Sali Berisha reagoi direkt për këtë incident.

“Kriminelë me uniformë kanë goditur Agron Gjekmarkajn. Ky është akt kriminal i porositur direkt nga Edi Rama. Ai po ndjek me tmerr protestën dhe po targeton drejtuesit e saj. Mos prekni asnjë protestues, janë në të drejtën e tyre kushtetuese”, tha kreu i Partisë Demokratike.

“E siguroj Edi Ramën dhe Ervinin me tre mbiemra, se do të mbahen përgjegjës personalë për dhunën fizike ndaj nënkryetarit të Parlamentit. Edi Rama është një hakmarrës i verbër, i cili për pushtetin e tij dhe interesat e tij nuk ndalet ndaj asnjë krimi. Por opozita do t’i tregojë vendin, siç e meriton”, shtoi Berisha

Të ngjashme