Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një lajm i mirë për qytetarët tanë

18:02 | 23 Dhjetor 2024
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka mirëpritur lajmin që çmimet e barnave nga 1 janari 2025 të jenë të unifikuara.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se disa barna do të jenë pesë herë e disa deri në 10 herë më të lira, përcjell Arbresh.info

“Duke filluar nga 1 shkurti 2025, çmimet e barnave do të jenë të unifikuara dhe më të ulëta kudo në vendin tonë. Disa barna do të jenë pesë herë e disa deri në 10 herë më të lira, ndërkohë ulje të ndjeshme në çmime do të ketë në mbi 2900 produkte medicinale. Urime e gëzofshi shëndet të plotë!”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, sot ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nënshkruar listën finale që i hap udhë jetësimit të Ligjit për çmimet e unifikuara të barnave.

Sipas Vitisë, ulje të ndjeshme do të ketë në mbi 2900 produkte medicinale./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Ligjit për çmimet e unifikuara të barnave

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme