Portieri i Llapit, Ilir Avdyli ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e skuadrës llapjane.
Ai e ka konfirmuar këtë lajm përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Gardiani iu bashkuar skuadrës së Tahir Batatinës në vitin 2021, teksa ka qenë arma kryesore e këtij ekipi, ku me pritjet e tij i ka ndihmuar llapjanëve të jenë fitues i Kupës e nënkampion në sezonin e kaluar.
Tashmë ai ka mbetur zgjedhja e dytë e trajnerit Batatina dhe kështu ka vendosur të largohet nga kjo skuadër.
“Me anë të këtij postimi ju njoftoj se me marrëveshje të dyanëshme në mes meje dhe klubit, pas një rrugëtimi prej 3 vite e gjysmë, bashkëpunimi me K.F Llapi ka përfunduar. Shfrytëzoj rastin që të falenderoj presidentin e klubit z.Beqir Batatina për korrektësinë, kryetrainerin z.Tahir Batatina dhe ndihmësit e tij për besimin që më kanë dhënë gjatë gjithë kësaj kohe. Falenderim i vecantë u takon edhe bashkëlojtarëve me të cilët ndava këtë rrugtim të bukur, si dhe tifozëve të klubit “LEGJENDAT” për mbështetjen maksimale gjatë këtyre viteve”, ka shkruar Ilir Avdyli në Facebook.
Mbetet të shihet nëse, Avdyli do t’i bashkohet ndonjë skuadre në afatin kalimtar të janarit, pasi cilësia dhe kualiteti i tij nuk mungojnë./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...