Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar

15:30 | 23 Dhjetor 2024
A Z

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e SHBA-së Jeffrey Hovenier.

Maqedonci përmes një postimi në Facebook ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri kyç i Republikës së Kosovës.

“Duke e dekoruar me Medaljen për Shërbim të Shquar e falënderova Ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij për vendin tonë, si Ambasador i ShBA-së në Kosovë. Në një takim të përzemërt në mbyllje të mandatit të tij në Kosovë, me Ambasadorin Hovenier biseduam për bashkëpunimet aq të frytshme të Qeverisë së Kosovës me ShBA-në, veçanërisht në fushat e mbrojtjes dhe të sigurisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri kyç i Republikës së Kosovës, tradicionalisht dhe historikisht. Thank you Mr. Ambassador Jeffrey Hovenier!”, ka shkruar Maqedonci.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme